Çifti gay, kompensim për “lëndim ndjenjash”

19/10/2012 02:30

Majkëll Blek dhe Xhon Morgan nuk u lejuan kishin një dhomë dyshe në “Bed and Breakfast” të Berkshajërit nga pronarja. Çifti nga Brempton (Kembrixhshajer) u dëmshpërblye me 1800 paund secili nga gjykata e qytetit të Ridingut për shkak se u ishin “lënduar ndjenjat”.

Policia e Kembrixhshajërit bëri të ditur se nisi hetimet ndaj shqetësimit të tyre, pas komenteve të bëra në “Twitter” nga kreu i Partisë Kombëtare Britanike (BNP) Nik Grifin rreth këtij çifti.

Eurodeputeti supozohet se ka kërkuar adresën e çiftit dhe ka bërë thirrje për të mbajtur një demostratë, jashtë shtëpisë së tyre.

Në një nga ankesat e bëra në “Twitter” lexohej: “Ne do të kërkojmë të drejtat e të gjithë pronarëve të shtëpive, përfshi homoseksualët, apo edhe atyre të dhomave me apo pa qera të kujtdo qofshin”.

Llogaria e zotit Grifin në “Twitter” është bllokuar menjëherë.

Një zëdhënës i policisë tha: “Kemi marrë një numër të shumtë telefonatash në lidhje me mesazhet e lëshuara në Twitter, ndaj dhe kemi marrë në shqyrtim shqetësimin e lindur”.

Blek, 64 vjeçar, dhe Morgan, 59 vjeçar, prenotuan një dhomë dyshe në “Bed and Breakfast” në Berkshajër nëpërmjet e-mailit. Kur ata shkuan në Mars 2010, pronarja Suzan Uilkinson nuk i lejoi ata të qëndronin në dhomë me një krevat dopio.

Aktivisti, Kleir Mulder, tha se duke refuzuar të drejtën e këtij ciffti për një dhomë dopio, zonja Uilkinson i kishte “trajtuar ata në një mënyrë më pak të favorshme, se sa do të kishte trajtuar çiftet heteroseksuale të pamartuar, në të njëjtat rrethana”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA