
Ministri britanik për Marrëdhëniet mes Qeverisë dhe Parlamentit, Andrew Mitchell, ka dhënë dorëheqjen pas javësh të tëra presioni për shkak të një debati me oficerët e policisë në Downing Street.
Mitchell ka pranuar se ka sharë oficerët gjatë incidentit, por sërish ka mohuar se i ka quajtur policët “të pagdhendur”.
Ai i tha kryeministrit David Cameron, që ka qëndruar pranë tij, se “figura e keqe” do të thotë se ai nuk mund ta kryejë më detyrën e tij.
Dorëheqja e Mitchell është një fitore për Federatën Policore dhe Laburistët, që i kishin bërë vazhdimisht thirrje për t’u larguar.
Por kjo do të thotë në të njëjtën kohë fundi i një karriere 25-vjeçare në politike për Mitchell, që u ngrit në detyrë në shtator, pas një riformatimi të qeverisë.
Redaktori politik i BBC, Nick Robinson deklaroi se zoti Mitchell ia komunikoi vendimin kryeministrit personalisht, në rezidencën e Cameron në Çekuers.
Nga ana e tij, shefi i qeverisë e pranoi dorëheqjen. Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Sir George Young do të jetë shefi i ri i Ministrisë, ka njoftuar gjatë mbrëmjes Downing Street.
Top Channel