Afganistan, sulm dasmorëve, 18 të vdekur
19/10/2012 00:00
Sulmet me bomba i kanë marrë jetën të paktën 18 personave në një ceremoni martesore në veri të Afganistanit.
Lajmi konfirmohet nga autoritetet afgane të sigurisë. BBC thotë se shpërthimi ndodhi në anë të rrugës kur një karvan me makina dasmorësh është bërë pre e tyre. Sulmi konsiderohet si më gjakatari i muajve të fundit.
Mes viktimave numërohen edhe gra e fëmijë, ndërkohë që të paktën 15 persona të tjerë raportohen të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.
Nuk dihet nëse dasmorët ishin shënjestra e vërtetë apo ata ishin viktima aksidentale të tij, ndërsa përgjegjësia e sulmit nuk është marrë përsipër nga askush për momentin.
Top Channel