Sondazhet, Ohajo i jep avantazhin Obamës

18/10/2012 04:15

Bazuar në mesataren në votimet e përpiluara nga sajti RealClearPolitics, në nivel kombëtar Presidenti Barack Obama duket se është 2.5 pikë prapa rivalit të tij Republikan, Mitt Romney.

Por sipas llogaritjeve në shtetet e lëkundura, Obama duke pasur parasysh avantazhin e tij të madh në Ohajo, Pensilvani dhe Ajoua, mbetet favoriti për të fituar zgjedhjet, pasi pa Ohajon për Romney-n do të jetë praktikisht e pamundur.

Këto janë rezultatet një ditë pas debatit të dytë mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë vazhduar fushatën menjëherë pas përballjes në Long Ajlënd.

Obama dhe Romney do të kenë edhe një debat të tretë për të shpalosur idetë e tyre dhe më pas për t’u lënë fjalën përfundimtare votuesve në datën 6 nëntor.

Obama kishte humbur debatin e parë televiziv me kandidatin republikan por duket se përballja e dytë direkte ktheu besimin tek Presidenti, i cili u duk me luftarak se dy javë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA