Siri, 20 të vrarë nga sulmi ajror

18/10/2012 22:30

Pas një sulmi ajror të ushtrisë siriane, të paktën 20 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe fëmijë. Ngjarja u rregjistrua në Marrat an Numan, 300 km në veri të Damaskut, kryeqytetit të vendit.

Banorëve iu desh të gërmonin nën rrënojat e ndërtesave, për të gjetur trupat e pajetë. Ky fakt vjen pasi grupet e të drejtave të njeriut në Siri thanë se 28 mijë persona rezultojne të zhdukur, të rrëmbyer nga ushtarët apo milicia siriane.

Ata thanë se kanë emrat e 18 mijë personave të humbur prej nisjes së protestave kundër regjimit të Bashar Al Asadit, marsin e vitit të kaluar si dhe 10 mijë raste të tjerë.

Grupi i aktivistëve “Avaz” tha se askush nuk është i sigurt prej fushatës të terrorit të nisur nga qeveria. Ai parashikon t’i dërgojë “dosjen” Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Kryengritësit sirianë po përpiqen të krijojnë zonën e sigurt në veri, por nuk mund të kontrollojnë hapësirën ajrore.

Të shtunën pritet të mbërrijë në Damask, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi. Ai ka propozuar armpushim në ditën e Kurban Bajramit, që nis më 25 Tetor për t’i hapur rrugën procesit politik.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pilai tha se nëse nuk ndërhyhet në Siri, atëherë do të përballemi me një tjetër Bosnjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA