Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri Dimitri Medvedev zotohen
të punojnë më shumë nga shtëpia për të reduktuar ngërçet e trafikut që
shkaktojnë në Moskë autokolonat e makinave të tyre shoqëruese.
Çdo herë që zyrtarët e larte levizin neper qytet, policia mbyll rruget duke detyruar drejtuesit e automjeteve te presin ne radhe te gjata. Se fundi, pakenaqesia ka nisur te shtohet ndjeshem, dhe moskovitet e bejne te qarte kete duke i rene fort borive. Nisur nga situatat e pakendshme qe krijohen, kreu i shtetit dhe ai i qeverise premtuan te levizin me pak neper rruge dhe te udhetojne me shume me helikopter.
Zedhenesi i Putinit, Dimitri Peskov i tha agjensise se lajmeve Interfax, se presidenti po perpiqet te reduktoje takimet ne Kremlin e t`i mbaje ato ne rezidencen e tij Ogaryovo. Kur kalojne kolonat e makinave ne fjale, moskoviteve u duhet te presin deri ne gjysme ore qe trafiku te lirohet. Nje situate e tille ndodh pergjithësisht rreth ores 9 te mengjesit e perseritet edhe ne darke, madje ka raste qe ndodh edhe gjate dites.
Dhe privilegjet rrugore nuk i kane vetem zyrtaret me te larte te Rusise, por edhe politikane te tjere. Ne fillim te muajit,Putin deklaroi se do ta shkurtoje numrin e atyre qe perfitojne ne kete menyre, shifer kjo qe mberrin ne gati 900.
Top Channel