Katër pjesëtare të një fushate të UNICEF-it kundër poliomelitit u qëlluan për vdekje në qytetin më të madh të Pakistanit, Karachi.
Punonjëset u qëlluan thuajse njëkohësisht në tre zona të ndryshme të qytetit. Për momentin asnjë grup militant nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por besohet se vrasjet janë vepër e militantëve talebanë që edhe më parë kanë kërcënuar punonjëset femra të organizmave ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Pakistan. Mbetet e pazbardhur edhe kombësia e katër viktimave.
Ajo që dihet është se katër punonjëset ishin pjesë e stafit të UNICEF në fushatën 3-ditore kundër poliomelitit në Pakistan, sëmundje kjo që është endemike në vendin aziatik e ku vit për vit u merr jetën mijëra personave.
Top Channel