Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida “Newsweek”, revista 80-vjeçare amerikane, do të publikohet vetëm online.
Edicioni i fundit i printuar do të jetë më 31 dhjetor, duke reflektuar
kështu prirjet e shtypit të shkruar për t’u transferuar online për shkak
të rënies së reklamave.
“Newsweek” shkriu faqen e saj të internetit me atë të “Daily Beast” dy vjet më parë. Themeluesja e “Daily Beast”, Tina Brown deklaroi se faqja e internetit tani ka mbi 15 milionë vizitorë në muaj, një rritje me 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“Printimi është tej mase i vështirë për momentin, edhe për ne që jemi të dashuruar me materialet e shtypura”, deklaroi Brown.
“Por, teksa i afrohemi 80-vjetorit të “Newsweek”, ne duhet të mbështesim gazetarinë që revista ka si qëllim dhe të përqafojmë të ardhmen dixhitale”, shtoi ajo.
Themeluesja u shpreh se gazetaria sot është më e fuqishme se kurrë dhe se kalimi nga varianti i printuar tek ai online ka ardhur si pasojë e kostove ekonomike.
“Newsweek” u ngrit dhe u bë revista e dytë më e madhe mujore në Shtetet e Bashkuara, pas “Time”. Por rënia e qarkullimit dhe e reklamave bëri që ajo të pësonte humbje.
Top Channel