Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, përsëri thirrjen e saj për dhënien e BE-së të të drejtës së vendosjes së vetos mbi buxhetet kombëtare, në një lëvizje të kritikuar për shkak se kufizon sovranitetin e shteteve.
Sipas Kancelares, mekanizmi për kontrollin e 6 mijë bankave europiane, për të cilin është arritur një marrëveshje, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shmangur përsëritjen e krizave në Europë.
Udhëheqësja e shtetit me ekonominë më të fuqishme europiane vlerëson se pa një kontroll më efektiv mbi mënyrën së si vendet anëtare përdorin fondet e taksapaguesve të tyre, nuk do të ketë asnjë garanci për zgjidhjen e krizës së borxheve.
Ideja e Merkel është kundërshtuar më parë nga kryeministri britanik, David Cameron, i cili ka bërë me dije se nuk do të bëjë vendin e tij pjesë të këtij traktati financiar.
Megjithatë, pritet që deri në samitin e Brukselit në muajin nëntor, të zhvillohet një luftë e ashpër diplomatike për të çuar përpara planin.
Shumë mund të varet nga qëndrimi që do të mbajë fuqia e dytë më e madhe kontinentale, Franca.
Gjatë muajit, Presidenti Hollande, i intervistuar mbi krizën sugjeroi që më e keqja ka kaluar, ndërsa duket se edhe ai i përket bllokut të atyre liderve që besojnë se kontrolli i kufizuar vetëm mbi bankat është i mjaftueshëm për të shmangur spekulimet.
Top Channel