Megan Fox njofton lindjen e një djali

18/10/2012 15:15

Megan Fox dhe Brian Austin Green janë bërë prindër. Aktorja 26-vjeçare ka lindur djalë në datën 27 shtator dhe vetëm të mërkurën e dha vetë lajmin nëpërmjet Facebook-ut.

“Kemi kaluar disa javë të qeta në shtëpi dhe doja që të isha vetë unë e para që do ju jepja lajmin. Kam lindur një djalë me emrin Noah Shannon Green më 27 shtator. Është perfekt”, ka shkruajtur në rrjetin social protagonistja e ‘Transformers’.

Sipas ‘E! News’, Fox ka qenë shumë fanatike në ruajtjen e privatësisë gjatë periudhës së shtatëzënisë. Madje ajo ka ndërprerë një intervistë kur u pyet indirekt nëse priste një fëmijë.

Para disa muajsh, Fox është shprehur për ‘Cosmopolitan’ se do i pëlqente të kishte 2-3 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA