Të paktën pesë libianë kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të
plagosur në luftimet përreth qytetit Bani Ualid, ish-bastion i liderit
të vrarë Muammar Gaddafi.
Milici të lidhura me ushtrinë libiane raportohet se bombarduan qytetin kodrinor nga tre anë, duke shkaktuar edhe nisjen e luftimeve.
Luftimet vijnë pas 50 ditë pengmarrjesh, të shtënash dhe torturash në qytetin e një prej njerëzve që mori pjesë në kapjen e Gaddafi-t vitin e kaluar. Omran Ben Shaaban, 22 vjeç, vdiq nga plagët në shtator.
Shumë banorë fajësuan fraksionet pro-kolonelit për rrëmbimet dhe në varrimin e Shaaban muajin e kaluar në qytetin e Misratës, i bënë thirrje qeverisë që të hakmerret për vdekjen e tij.
Shaaban ra në sy më 20 tetorin e vitit të kaluar, kur ai u fotografua në skenën kur Gaddafi po tërhiqej zvarrë nga kanalet e ujërave të zeza në Sirte, ku ishte fshehur.
Ai u rrëmbye në korrik, u qëllua dhe u torturua, për t’u liruar pas ndërmjetësimit të Mohamed Magarief, lideri i përkohshëm i Libisë dhe president i Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar.
Por ai vdiq për shkak të plagëve teksa i ishte nënshtruar mjekimeve në Paris. KPK ka deklaruar se do të marrë të gjitha masat e duhura për të nxjerrë vrasësit e zotit Shaaban përpara drejtësisë.
Raportohet gjithashtu se qytetarëve të Bani Ualidit i është dhënë një afat për dorëzimin e tyre dhe milicive pro-qeveritare që të mbajnë nën kontroll qytetin për disa javë.
Top Channel