Katalonja, pavarësi në stilin e Kosovës

18/10/2012 18:50

Katalonja po përgatitet që të deklarojë pavarësinë nga Spanja në një mënyrë të ngjashme siç bëri Kosova me Serbinë, të paktën sipas raportimit të se përditshmes italiane “La Stampa”.

Sipas saj, politikanët katalanas janë duke punuar aktualisht për krijimin e një “Katalonje të Madhe”, e cila do të përfshijë pjesë të ishujve Baleare, rajonin e Valencias dhe mbase edhe disa krahina kufitare me Francën.

Deklarimi i pavarësisë është planifikuar të ndodhë në vitin 2014, nëse gjatë kësaj kohe nuk do të gjendet një konsensus i përbashkët me Madridin zyrtar.

Në dritën e fakteve, ka pak gjasa që lëvizja separatiste katalanase të gjeje kompromis me qeverine qendrore dhe për këtë arsye, qeveria lokale e Barcelonës mund të deklarojë pavarësinë, siç bëri Kosova në vitin 2008.

Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë e rëndësishme për Katalonjën që të fitojë menjëherë disa njohje të rëndësishme ndërkombëtare, por ndonëse “precedenti kosovar” mund të përdoret për të shpallur pavarësinë e njëanshme, duket se ka pak gjasa që krahina të fitojë njohje të menjëhershme.

Megjithate, precedenti do te kete rendesine me te madhe, ne argumentimin qe politikanet vendas pritet te perdorin per te justif8ikuar te drejten e krahines per te deklaruar ne menyre te njeanshme pavaresine.

Një krahinë autonome, ajo e Katalonjës përballet me presione gjithmonë e më të mëdha separatiste, ndikuar nga ndienja e fortë e përkatësisë kombëtare e popullsisë së rajonit dhe problemet e theksuara ekonomike të Spanjës.

Ndonëse është vetëm një prej 19 krahinave të Spanjës, Katalonja është më e pasura dhe dërgon në arkat e shtetit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë shtetit.

Përballë krizës së thellë që po përjeton vendi, katalanasit gjithmonë e më shumë vlerësojnë si të padrejtë që paratë e tyre të shërbejnë për të mbajtur në këmbë një shtet, që siç thekson “La Stampa”, ata nuk ndiejnë se i përkasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA