Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Disa dhjetëra arrestime janë kryer në të gjithë Italinë në kuadër të një
hetimi të karabinierëve të Repartit Operativ Special ndaj një
organizate kriminale aktive në trafikun e drogës dhe e financuar nga
familjet kriminale të Ndrangetës kalabreze.
Hetimi, i koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias në Milano, nisi rreth një vit më parë pas vrasjes së një trafikanti, raportojnë mediat italiane në edicionet online.
Sipas burimeve, janë 52 urdhër-arrestet e lëshuara nga prokurorët ndaj subjekteve ndaj të cilëve ata dyshojnë se kanë trafikuar lëndë narkotike në nivel ndërkombëtar.
Hetimet kanë dokumentuar se si organizata, duke përdorur rrugë detare, importonte kokainë nga Kolumbia dhe Ekuadori, duke e futur në Evropë përmes porteve të Anversës dhe Hamburgut.
“Për sigurimin e kokainës, që përveç Italisë kishte si destinacion edhe Belgjikën, Gjermaninë, Holandën dhe Austrinë, ishte formuar një kartel milanez nga disa klane të mafias kalabreze”, thuhet në një komunikatë për shtyp.
Hetimet kanë treguar gjithashtu përfshirjen në këtë trafik edhe të elementëve të mafias siçiliane, konkretisht të disa famljeve të Palermos dhe qytetit të Xhelas, po në ishull.
Që prej mëngjesit, karabinierët e ROS po kryejnë arrestimet në rajonet e Lombardisë, Emilia Romanjës, Venetos, Piemontes, Siçilisë, Pulias, Kalabrisë dhe Bazilikatës.
Top Channel