Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida Liderët e vendeve të BE-së do të nisin një samit dyditor në Bruksel, që
do të përqendrohet në çështje që kanë të bëjnë me krizën e eurozonës.
Në qendër të axhendës do të jetë plani kontrovers për një union bankar të eurozonës, që shihet si një element kyç në rikthimin e besimit tek euro.
Në prag të fillimit të samitit, Gjermania u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të marrin në konsideratë ruajtjen e sovranitetit ekonomik.
Ndërkohë, Greqia, që është në qendër të krizës së borxhit, po bëhet gati për një tjetër grevë të përgjithshme, e 20-a që nga fillimi i krizës në vend dy vjet më parë.
Bisedimet në Bruksel pritet të fokusohen edhe tek mbikëqyrja e bankave, kontrolli më i rreptë fiskal dhe rikapitalizimi direkt i bankave nga fondet e shpëtimit.
Samiti do të zhvillohet në një kohë kur tregjet evropiane janë më të qeta se përpara takimeve të kaluara dhe kur ka më pak shqetësime për krizën e borxhit në Spanjë dhe Greqi.
Duke folur të mërkurën, presidenti francez Francois Hollande deklaroi se fundi i krizës së eurozonës ishte “shumë afër” dhe se ai donte që të arrihej një marrëveshje në fazën e parë të unionit bankar.
Ndërsa ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble ka propozuar një union fiskal, që do të thotë kontroll në nivel evropian të taksave dhe shpenzimeve.
Top Channel