Për të vënë në pah dallimin e qëndrimeve të qeverisë së kryeministrit Kamerun për cështjen e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, deputetët e Komitetit për Politiken e Jashtme kanë sjellë shembullin e bojkotit të Euro2012 në Ukraine për ceshtjen e burgosjes së ish kryeministres Timoshenko dhe mos marrjen e asnjë veprimi në rastin e garave të automobilizmit Grand Prix në Bahrein.
Ky komitet thotë se Bahreini duhet të jetë në listën e vendeve që përbëjnë shqetësim, pas shtypjes brutale të protestuesve. Por Ministria e Jashtme britanike në reagimin e saj thotë se Londra ka një rekord të fuqishëm për cështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë, e cila përbën ADN-në kombëtare të këtij vendi.
Kryeministri Cameron argumenton se “Bahreini nuk është Siria” dhe reformat në atë vend janë duke u kryer edhe pse minimale.
Ndërkohë edhe organizatat Amensty International me qëndër në Londër ka të njëjtin shqetësim si edhe paralmentareë britanikë për Bahreinin dhe mënyren se si jane trajtuar aleatet tradicionalë të Britanisë.
Gjendja e të drejtave të njeriut në Bahrein dhe Arabinë Saudite janë thellësisht shqetësuese dhe lipset që ato të vihen nën mikroskop kur Britania avancon marrëdhëniet me këto vende, thonë përfaqësues të Amensty International.
Komiteti parlamantar britanik thotë se është e pashmangshme se mund të ketë konflikte të herëpasherëshme mes interesave strategjike dhe interesave tregtare dhe ato që lidhen me sigurinë dhe vlerave të të drejtave të njeriut dhe për këtë duhet gjetur një ekulibër.
Top Channel