Suedi, evakuohet ambasada amerikane

17/10/2012 16:00

Stafi i ambasadës amerikane në kryeqytetin suedez, Stokholm, u evakua shkurtimisht gjatë së mërkurën, pas një alarmi të krijuar nga një zarf i dyshimtë i mbushur me një pluhur të bardhë.

Lajmi u konfirmua nga policia suedeze, e cila konfirmoi sekuestrimin e zarfit dhe dërgimin e tij në një laborator të specializuar për të vlerësuar atë që mund të jetë pluhuri.

”Ambasada është evakuar dhe autoritetet suedeze kanë marrë në dorë situatën duke hetuar ngjarjen”, u shpreh një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit për “CNN”.

Megjithatë, pas sekuestrimit të zarfit dhe sigurimit të perimetrit të selisë diplomatike, puna rifilloi normalisht gjatë pasdites.

Aktualisht, ambasadat amerikane nëpër botë janë duke zbatuar masa shtesë sigurie, pasi selitë diplomatike në vendet arabe u vendosën në qendër të zemërimit popullor, pas lëshimit në rrjet të një filmi të prodhuar në SHBA, ofendues ndaj islamit.

Si rrjedhojë e këtyre sulmeve ndaj selive diplomatike, gjeti vdekjen ambasadori amerikan në Libi, Christopher Stevens, i cili u vra brenda konsullatës në Bengazi së bashku me tre diplomatë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA