Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Interesat e letrave me vlerë të Qeverise spanjolle kanë rënë në nivelin
më të ulët që prej muajit prill, çka do të thotë se të paktën për
momentin, vendit nuk do t’i nevojitet një dorëzani e Bashkimit Europian.
Interesi mbi bonot 10-vjeçare spanjolle mberriti nivelin 5,54%, ne nje kohe kur ne korrik, llogaritej ne 7%. Nje prag i tille i coi automatikisht Greqine, Portugaline dhe Irlanden drejt paketave te ndihmes nga blloku europian.
Situata e Spanjes vazhdon megjithate t’i shqetesoje investitoret sepse shume nga rajonet e saj e kerkojne nderhyrjen nga jashte. Por gjendja duket me e zbutur. Edhe agjensia e vleresimit te riskut, Moody`s njoftoi se nuk do ta ule rating-un e vendit deri ne statusin ‘junk’, apo niveli ku bonot nuk kane vlere fare.
Tregu spanjoll i aksioneve fitoi sot 1,9%, e ne ngritje kane qene edhe indekse te tjera europiane. Nderkohe Gjermania, ekonomia me e madhe e Europes, i çoi parashikimet e rritjes se saj ekonomike per 2012-ten nga 0,7% ne 0,8, ndonese nuk beri dot te njejten gje edhe per projeksionit e vitit qe vjen. Presidenti francez Francois Hollande nga ana tjeter deklaroi per shtypin vendas se fundi i krizes se Eurozones, eshte ‘shume i afert’.
Top Channel