Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën një reformë të qeverisë kubaneze, e cila do të heqë një rregullore e cila i kërkonte çdo shtetasi që të nxirrte një leje të posaçme, përpara se të dalë nga vendi.
Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh se kjo reformë e Havanës zyrare është në përputhje me të drejtën e njohur universalisht të lëvizjes së lirë.
Njëkohësisht, Uashingtoni i bëri thirrje regjimit komunist të shtetit ishullor që të marrë në konsideratë liberalizimin e plotë të lëvizjes.
Nën rregullat aktuale, vetëm personat e thjeshtë mund të largohen nga Kuba lirisht, ndërsa për mjekët, profesorët, personat me titujt akademikë, inxhinjerët dhe intelektualët në përgjithësi, nevojitet një leje e posaçme, me qëllim që të pengohet “rrjedhja e trurit”.
Leja e kushtueshme për daljen nga vendi dhe burokracia e ndërlikuar deri në përmbushjen e kritereve, kanë detyruar shuëm kubanezë ndër vite që të vendosin në rrezik jetën e tyre, duke tentuar të mbërrijnë në brigjet amerikane me anije të vogla apo mjete të tjera të papërshtatshme.
Në këtë proces, me mijëra shtetas kubanezë janë mbytur në ujrat e Oqeanit Atlantik ndër vite.
Top Channel