Azia është duke u riarmatosur dhe Kina është duke udhëhequr këtë proces, shkruhej në një raport shqetësues të hartuar nga administrata amerikane, i përcjellë të mërkurën nga “CNN”. |
Buxheti ushtarak i Pekinit është i barabartë me gjysmën e shpenzimeve për mbrojtjen të të gjiithë kontinentit marrë bashkë.
Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet ushtarake të Kinës janë rritur në 90 miliardë dollarë në vitin 2011, nga 22,5 miliardë dollarë të vitit 2000.
Megjithatë, të dhënat zyrtare nuk janë shumë të besueshme, me vendet perëndimore që besojnë se shpenzimet ushtarake të Kinës mund të jenë deri dy herë më të larta.
Ndonëse Kina udhëheq këtë tendencë, riarmatimi në kontinent është shndërruar në një “modë” për të gjithë superfuqitë e rajonit, me Japoninë që ka nisur gjtihashtu një proces riarmatimi, ndjekur nga India, Koreja e Jugut dhe e Veriut e Tajvani.
Sipas raporit, për herë të parë në histori, Azia do të kalojë në shpenzimet ushtarake Europën, gjatë vitit 2012.
Top Channel