Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Debati i dytë paraelektoral Obama-Romney, përvecse shpalosjes së programeve përkatëse të dy kandidatëve me shpresën e përthithjes të sa më shumë votave, theu edhe një tabu 20-vjeçare; u drejtua nga një femër.
Prej 20 viteve, debatet elektorale mes kandidatëve presidenciale për Shtetet e Bashkuara drejtoheshin vetëm nga meshkujt me arsyetimin e heshtur se “femrat nuk kanë autoritetin e duhur” për të mbajtur nën kontroll kandidatët.
Do të duhej protesta dhe nisma e tre 17-vjeçareve amerikane që kjo traditë të thyhej. Sammi Siegel, Emma Axelrod dhe Elene Tsemberis u mobilizuan në një fushatë të paprecedentë duke grumbulluar 180 mijë firma në favor të kërkesës së tyre që debati i dytë Obama-Romney të drejtohej nga një femër.
Kërkesës së tyre i erdhi në mbështetje performanca e dobët e Jim Lehrer. Prezantuesi veteran që në karrierën e tij ka drejtuar plotë 12 të tillë, u kritikua ashpër si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët në përfundim të debatit të parë. Dy palët e akuzuan atë se humbi kontrollin mbi kandidatët duke e cilësuar drejtimin si “më të keqin e historisë”.
Përkundër kritikave ndaj Lehrer, vlerësime mori gazetarja Martha Raddatz që drejtoi debatin me zv/presidencial mes Joe Bidden dhe Paul Ryan. Këto dy arsye ishin ato që i besuan Candy Crowly, gruas që drejton departamentin e informacioneve politike në CNN, drejtimin e debatit të dytë.
Top Channel