Autoritetet federale kanë arrestuar një person që ishte duke planifikuar një sulm ndaj ndërtesës të Bankës së Rezervave Federale në Nju Jork.
Autoritetet thanë se i dyshuari, Mohammad Ahsan Rezwanul Nafis, 21 vjec, drejtoi një furgon, që mendohet të ishte i ngarkuar me një bombë që peshonte rreth 450 kilogramë, nga Long Island deri në Manhatan dhe më pas e parkoi atë afër Bankës të Rezervave Federale.
Dyshohet se ai është përpjekur të aktivizonte eksplozivin me një telefon celuluar, por u arrestua nga FBI-ja dhe policia e Nju Jorkut në një aksion të përbashkët.
I pandehuri tani përballet me akuzat se është përpjekur të përdorë armë të shkatërrimit në masë dhe tentativë për të siguruar mbështetje materiale për Al-Kaedën, thanë zyrtarët.
Përfaqësuesit ligjorë të forcave të policisë theksuan se aksioni i tyre ishte një operacion rrufe i monitoruar nga FBI-ja dhe Policia e Nju Jorkut duke siguruar se civilët nuk ishin në asnjë moment në rrezik.
Banka e Rezervave Federale në Nju Jork është më e madhja nga 12 bankat rajonale të sistemit federal.
Top Channel