Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida Protestat e vendasve nuk e ndaluan dot transferimin e 12 avionëve
hibridë MV 22 Osprey në një bazë amerikane të ishullit japonez të
Okinavës. Qindra vetë u mblodhën përpara bazës për të kundërshtuar
fluturimin e rrezikshëm sipas tyre të avionëve në zonat urbane të
ishullit.
V-22 nisi sherbimet ne 2006-ten pasi programi arriti t’i mbijetonte nje historie te gjate aksidentesh fatale. Megjithate, ne fillim te ketij viti dy avione te tille u rrezuan ne Marok e ne Florida dhe nje incident tjeter u regjistrua perpara nje muaji ne Karolinen e Veriut.
‘Jetojme çdo dite me frike,- tha nje 28-vjeçare per Reuters.- Perpos rrezikut te ndonje aksidenti ajror, edhe zhurma e avioneve eshte e padurueshme, aq e forte sa as xhamat kunder ndotjes akustike te vendosura 10 vjet me pare me iniciative te Qeverise, nuk e ndalojne dot si me pare”.
Baza ajrore Futenma duhet te ishte mbyllur qe perpara nje dekade, por vazhdon te mbetet funksionale per shkak se nuk eshte gjetur ende nje hapesire zevendesuese. Pervec ketij episodi, zemerimin e banoreve te Okinaves e ka ndezur akoma me shume edhe perdhunimi i një vajze te re japoneze nga dy ushtare amerikane.
Marinsat jane arrestuar e do t`i nenshtrohen nje hetimi, por vendasit jane teper te ndjeshem ndaj episodeve te tilla. Perdhunimi i nje 12-vjeçareje nga tre ushtare amerikane ne 1995-n shkaktoi indinjate e çoi deri ne masa per reduktimin e pranise ushtarake te Shteteve te Bashkuara ne ishull.
Top Channel