Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Lideri i sapozgjedhur i opozitës japoneze, Shinzo Abe, vizitoi një tempull antik lufte në Tokio, në një lëvizje e konsideruar si një provokim nga fqinjët e tjerë aziatikë.
Lideri i Partisë Liberal Demokratike justifikoi lëvizjen e tij me respektimin e të gjithë atyre japonezëve që ranë për atdheun gjatë luftrave të ndryshme.
Sipas sondazheve, ka shumë gjasa që Abe të shndërrohet në kryeministrin e ardhshëm të superfuqisë aziatike.
Kina dhe Korea e Jugut kanë protestuar më parë ndaj vizitave në këtë tempull, të konsideruar si një simbol të së shkuarës imperialiste të Japonisë.
Tempulli i Yasukunit, dedikuar dëshmorëve të luftës, nderon edhe disa prej figurave të konsideruar si kriminelë lufte, për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore në tokën e fqinjëve.
“Si kryetar i Partisë Liberal Demokratike, është e drejta dhe detyra ime që të nderoj shpritin e atyre që dhanë jenë për këtë vend. Në dritën e marrëdhënieve aktuale midis Japonisë me Kinën e Korënë e Jugut, është më mirë të mos prononcohem nëse do ta përsëris këtë vizitë nëse bëhem kryeministër”, deklaroi Abe në mediat vendase.
Në një reagim të menjëhershëm, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Hong Lei, u shpreh se Tokio është duke “nëpërkëmbur premtimet e bëra në lidhje me një çështje me ndjeshmëri të gjerë historike”.
Top Channel