Gjermania i kërkoi vendeve të Eurozonës që të marrin masa konkrete drejt realizimit të një integrimi fiskal.
Berlini shpreson që të 27 vendet anëtare të BE-së dhe mbi të gjitha ato 17 që përdorin monedhën e përbashkët, të bien dakord mbi një traktat, që do të reduktojë sovranitetin shtetëror mbi financat, në takimet e samitit të Brukselit, në nëntor.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, më parë gjatë ditës se më e keqja është kaluar dhe fundi i krizës është pranë, por për Berlinin, është ende e parakoshme të flitet për një datë të mbarimit të krizës.
Në një deklaratë, ministri i Brendshëm, Ëolfgang Schauble, theksoi gjatë të mërkurës se bashkimi bankar, i miratuar në muajin qershor, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të përmirësuar situatën e rënduar të financave europiane.
Sipas ministrit, mekanizmi i kontrollit mbi 6 mijë bankat më të mëdha europiane nuk do të jetë i mjaftueshëm për të luajtur rolin e tij si mbikqyrës, nëse nuk aprovohen masa rregulluese për buxhetet kombëtare.
Kancelarja Angela Merkel është një mbështetëse e kësaj ideje.
Aktualisht, buxhetet kombëtare janë pjesë e sovranitetit, që mund të caktohen sipas vullnetit nga çdo shtet, por mbi bazë të propozimit gjerman, kjo kompetencë do t’i kaloj Parlamentit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane.
Top Channel