Prokurorët francezë që po hetojnë vdekjen e ish-liderit palestinez, Yasser Arafat, morën në pyetje të venë e tij si dëshmitare gjatë së mërkurës.
Një burim brenda Prokurorisë deklaroi për “Agence France Presse” se u regjistrua dëshmia e Suha Arafatit dhe arsyet përse ajo beson që bashkëshorti i saj u helmua.
Së fundmi, disa shkencëtarë të punësuar nga një agjensi private zbuluan nivele të larta radioaktiviteti, të substancës polonium-210, në sendet personale të ish-udhëheqësit të Palestinës.
Ky zbulim përforcoi bindjen se në të vërtetë, Arafat nuk ndërroi jetë në vitin 2004 si pasojë e një problemi në zemër, por i helmuar nga sferat të cilat i “interesonte” vdekja e tij.
Më parë, bashkëshortja Suha ka fajësuar shprehimisht Shërbimet Sekrete Izraelite, “Mossad”, për vrasjen e Arafatit.
Si rrjedhojë, prokurorët francezë kanë nisur një hetim, i cili përfshin edhe zhvarrosjen e Arafatit dhe testimin e eshtrave të tij.
Top Channel