Dorëhiqet komisioneri për shëndetësinë

17/10/2012 00:02

John Dalli, anëtari maltez i Komisionit Europian dhe personi përgjegjës për shëndetësinë e politikat e konsumatorit ka dhënë menjëherë dorëheqjen pas rezultatit të një hetimi të zyrës europiane kunder mashtrimeve, që i faturon tentativat e influencimit të legjislacionit të duhanit.

Zyra e BE-se OLAF po shqyrtonte ankesën e depozituar në muajin maj nga kompania e prodhimit të cigareve, Suedish Match, e cila pretendonte se një biznesmen maltez ishte ofruar të përdorte kontaktet e tij me Dalli-n për të arritur prej firmës përfitime financiare, në këmbim të influencës mbi një projekt-ligj të ardhshëm të bllokut për duhanin.

Dalli, i cili ka mbajtur në qeverinë nacionaliste të qëndrës së djathtë në Maltë postet e ministrit të Jashtëm dhe portofolin e Ministrisë së Financave, i kundërshton kategorikisht akuzat e hedhura ndaj tij.

Me dorëheqjen e tij, 64 vjecari bëhet i pari komisioner që largohet nga posti për sjellje jo të rregullt. Të tjerë janë larguar më herët por vetëm për të marrë detyra ministrore.

Kryetari i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, sqaroi se deri në caktimin e një drejtuesi të ri, portofolin e tij do ta marrë komisioneri i marrëdhënieve ndër-kushtetuese dhe administratës, Maros Sefcovic.

Zëvendësuesin do ta zgjedhë qeveria e Maltës e përpara se caktimi i tij të aprovohet nga këshilli, kandidatura e tij do të shqyrtohet në Parlamentin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA