Debati i dytë Obama-Romney

17/10/2012 00:00

Barack Obama ka zgjedhur sulmin si armë mbrojtëse ndaj kandidatit republikan për zgjedhjet e 6 nëntorit në debatin e dytë paraelektoral mes dy rivalëve.

Ashtu si në debatin e parë, edhe në të dytin, kryefjala ishte ekonomia, sistemi i taksave dhe politikat e jashtme, tre pikat ku Romney akuzon kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë se ka dështuar. Çelja e tij u bë me pyetjen e një studenteje mbi hapjen e vendeve të reja punës.

Romney tha se Obama kishte dështuar në këtë sektor dhe se politikat e tij kishin rritur papunësinë. Por Obama u mbrojt duke përmendur paketën e tij financiare që shpëtoi industrinë automobilave dhe vendet e punës të qindra-mijëra amerikanëve. Ai akuzoi republikanin se politikat e tij ekonomike, sidomos programi i tij për taksat, mbrojnë shtresën e të pasurve dhe godasin shtresën e mesme e të varfër.

“Guvernatori Romney dhe aleatët e tij në Kongres mbajtën peng 98 përqind të amerikanëve sepse duan shkurtim taksash për 2 përqind të tjerë”, deklaroi Obama.

Ky pretendim u hodh poshtë nga republikani Romney që shtoi plani i tij për ekonominë do të krijojë 12 milionë vende të reja pune që do të ringjallin ekonominë dhe se ai do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e të gjithë amerikanëve.

Por kandidati demokrat u kundërpërgjigj duke përmendur video-regjistrimin e fshehtë të Romney-t gjatë një takimi elektoral, ku ky i fundit deklaronte se 47 përqind e amerikanëve refuzojnë të mbajnë përgjegjësitë e tyre, duke iu referuar këtu mbështetësve të Obamas sipas sondazheve.

“Presidenti premtoi uljen e papunësisë në 5.4 përqind dhe përgjysmimin e borxhit publik, por asnjë nga këto nuk u arrit. Presidenti u përpoq, por politikat e tij dështuar”, u kundërpërgjigj Romney.

Sa për politikën e jashtme, republikanët vijojnë të fajësojnë administratën Obama për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe diplomatëve amerikanë, referuar këtu sulmit të muajit të kaluar në Bengazi të Libisë ku katër amerikanë, përfshirë këtu edhe ambasadorin Chris Stivens u vranë.

Romney tha se Obama se dështoi të parandalonte kërcënimin terrorist, por Obama u mbrojt duke thënë se sulmi nuk klasifikohej si terrorist, por i rastësishëm dhe akuzoi republikanët se u përpoqën ta shfrytëzojnë për elektorat ngjarjen e rëndë duke lëshuar një komunikatë për mediat.

Ndryshe nga debati i parë që ishte më i strukturuar, i dyti ishte më i lirshëm duke u dhënë mundësi kandidatëve t’i drejtoheshin publikut në sallë. Analistët cilësuan si fitore të Obamas këtë debat.

Debati 90-minutësh në Long Island, i dyti në radhë mes dy rivalëve, u moderua nga Shefja e Politikave në CNN, Candy Crouley. Përplasja e tretë dhe e fundit, që pritet të jetë edhe vendimtarja, është përcaktuar në datën 22 tetor në Boca Raton të Floridas.    

Michelle dhe Ann, të veshura në rozë

Performanca e dy kandidatëve presidencialë në debatin e zhvilluar një ditë më parë në New York ishte padyshim në fokus të medias.

Por syrit te vemendshem te saj nuk i ka shpetuar edhe nje detaj interesant: bashkeshortet mbanin qe te dyja fustane te se njejtes ngjyre: roze e ndezur. Në shtypin e shkruar, kjo u interpretua si perpjekje e Michelle Obama-s dhe Ann Romney-t per te kerkuar voten e grave amerikane permes fjales se fundit te modes.

Zonja e pare kishte veshur nje fustan me xhakete te shkurter te se njejtes ngjyre, ndersa e shoqja e Mitt Romney-n kishte zgjedhur nje veshje me te lehte, edhe kjo roze e forte. Fustanet kane ngjallur diskutime te medha, e ne fund, disa analiste sugjeruan se grate e rivaleve ne garen per Shtepine e Bardhe, kane vendosur te nderojne nismen e “muajit te ndergjegjesimit kunder kancerit te gjirit”.

Nje nga detyrat kryesore te Obames ne debatin e dyte presidencial ishte te rifitoje pelqimin e te ashtequaturave “nenat kamariere”, apo grate qe punojne per te mbajtur familjen, mbeshtetja e te cilave per presidentin u lekund pas performances se dobet ne perballjen e pare.

Sipas nje sondazhi te USA Today te realizuar ne 12 shtete te lekundura, Romney eshte ne avantazh me 12 pike persa i takon preferances se meshkujve. Por ishte rritja e mbeshtetjes per te ne mesin e grave qe i solli dhe epersine prej kater pikesh qe i jep kampit republikan shpresa te medha per fitore ne zgjedhjet e 6 nentorit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA