Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida Një bazë ushtarake e NATO-s dhe trupave afgane ka qenë shënjestra e
sulmit më të fundit të militantëve në Afganistan, për të cilin u perdor
nje kamion i mbushur me eksplozive.
Incidenti ndodhi ne provincen lindore Paktia. Nuk ka raporte per te vdekur, por zyrtaret vendas flasin per te pakten 10 ushtare te plagosur afgane. Zëvendësguvernatori i provinces megjithate e vendos kete bilanc ne te pakten 45. Abdul Mangal i tha BBC-se se baza ka pesuar deme te medha. Shumica e te lenduarve ishin ne dhomat e tyre, qe u shemben nga forca e shperthimit, fuqia e te cilit u ndje deri ne 3 kilometra larg.
NATO ka investuar miliarda dollare keto 10 vitet e fundit ne perpjekjet per modernizimin e ushtrise afgane dhe rindertimin e infrastruktures se vendit. Por nje raport sekret i pergatitur nga aleanca e qe ka perfunduar ne duart e shtypit, tregon friken se e gjithe kjo sipermarrje do te shkoje dem pasi forcat e huaja luftarake te terhiqen nga Afganistani ne 2014-n.
Rrjedhjet e informacionit deshmojne se NATO eshte shume me e shqetesuar per situaten atje nga sa tregon ne publik. Aleanca eshte perpjekur ta minimizoje rendesine e raportit, duke e cilesuar nje grusht opinionesh te te burgosurve talebane, megjithate e verteta eshte se dokumenti nxjerr ne pah shume deshtime te shenuara gjate konfliktit nje dekadesh ne Afganistan.
Top Channel