Krerët e partive në koalicion qeveritar në Greqi u takuan në Athinë për të diskutuar kushtet e vendosura nga Trojka për lëvrimin e këstit të radhës të huasë.

Kreu i PASOK-ut, Evangjelos Venizellos deklaroi se këmbëngulja e kreditorëve ndërkombëtarë për të aplikuar reforma të ashpra që rrisin pakënaqësinë popullore në vend është e gabuar.

Megjithatë, kryesocialisti grek shtoi se vonesa e në arritjen e një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qendrore Europiane dhe Bashkimin Europian dëmton edhe më tej imazhin e Greqisë në tregjet ndërkombëtare.

Këto deklarata, Venizellos i lëshoi në përfundim të takimit me kryeministrin Andonis Samaras dhe Fotis Kouvelis, kreun e Demokratëve të Majtë pjesë përbërëse të koalicionit qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA