Spanjë, gjyqi për “ndotjen e shekullit”

16/10/2012 15:45

Në Spanjë nisi procesi gjyqësor mbi dëmin më të madh mjedisor të vendit, pas mbytjes së një anije çisternë në vitin 2002.

Apostolos Manguaras, kapiteni grek i anijes, është duke u gjykuar së bashku me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit në gjykatën e La Korunjës.

Rreth 50 mijë tonë naftë u përhapën në brigjet spanjolle pas “Prestige Oil” pësoi një avari dhe u mbyt, duke ndotur disa dhjetëra kilometra vijë bregdetare të Oqeanit Atlantik.

U deshën tetë vjet hetime për të ngritur çështjen dhe dy vjet më shumë për ta paraqitur atë në gjykatë.

Sipas prokurorëve, çështja ndërlikohej për shkak të kombësive të ndryshme të personave që ishin përfshirë në këtë ngjarje. Anija udhëtonte nën flamurin e Bahamasit, por ishte e regjistruar në Britani, si pjesë e flotës tregëtare zvicerane, ndërsa drejtohej nga një ekuipazh shtetasish grekë.

Mbi përgjegjësit rëndon akuza e shkaktimit të dëmit mjedisor dhe mosrespektimit të legjislacionit për lundrimin civil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA