Izrael, shpërbëhet parlamenti, caktohen zgjedhjet

16/10/2012 15:30

Parlamenti i Izraelit votoi për shpërbërjen e tij dhe caktoi zgjedhjet e parakohshme në datën 22 janar.

Vota unanime pasoi një debat maratonë që zgjati më shumë se tetë orë.

Një javë më parë, kryeministri Benjamin Netanyahu, deklaroi se do të kërkonte zgjedhjet e parakohshme, për shkak të pamundësisë së koalicionit qeverisës për të miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm.

Sipas sondazheve paraprake, besohet se pavarësisht shpërndarjes së qeverisë, do të jetë përsëri partia e Netanyahut ajo që do të drejtojë edhe në mandatin e ardhshëm.

Aktualisht, partia e kryeministrit popullor vazhdon të ketë një avantazh të rëndësishëm në elektorat.

”Në më pak se 100 ditë, izraelitët do të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë në një kohë në të cilën përballemi me sfida të mëdha në sigurinë e vendit, ndër më të vështirat që prej themelimit të shtetit. Izraelitët do të zgjedhin gjithashtu se kush do t’i udhëheqë në momentin kur bota po përballet me krizën më të thellë ekonomike të 80 viteve të fundit”, deklaroi kryeministri Netanyahu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA