Shitjet e automobilëve në Europë regjistruan nivelin e tyre më të ulët në 12 muaj në shtator, treguan të dhënat e publikuara nga vetë kompanitë kryesore që operojnë në këtë treg.
Në total, në nëntë muajt e parë të 2012-s, është regjistruar një rënie me 10,8% e kërkesës, në krahasim me te njejten periudhe te një viti më parë.
I vetmi vend që bën përjashtim nga ky rregull është Britania e Madhe, njëkohësisht shteti i vetëm midis 27 vendeve anëtare të BE-së, ku shitjet regjistruan rritje.
Në total, kompanitë e prodhimit të makinave shitën vetëm 1,1 milionë makina në shtator, duke e çuar numrin e shitjeve totale gjatë këtij viti në 9,4 milionë.
Rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e papunësisë ka dëmtuar rëndë tregun kontinental të automobilëve, me europianët që tashmë zgjedhin të mbajnë më gjatë makinat e tyre të përdorura apo preferojnë zgjedhje alternative, me makinat japoneze me çmim të ulët gjithmonë e më të preferuara.
Gjermania, ekonomia më e madhe në Eurozonë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të automobilëve në botë, ka regjistruar një rënie vjetore në këtë sektor prej 10,9%, ndjekur nga Franca me 17,9%, Italia me 25,7% dhe Spanja, ku tregu i automobilëve është tkurrur me 36,8% gjatë 2012-s.
Top Channel