OKB, ndihmë Iranit për paqen në Siri

15/10/2012 15:15

Ndërmjetësuesi i OKB-së për paqen në Siri, Lakhdar Brahimi, kërkoi ndihmën e Iranit për të vendosur një armëpushim midis palëve.

Në kuadrin e një vizite në Teheran, Brahimi deklaroi të hënën se një armëpushim i tillë do të lejojë “një proces politik që të zhvillohet”.

Irani është deklaruar në mbështetje të Presidentit Bashar al-Assad në luftën që i ka kushtuar jetën 30 mijë sirianëve, ndërsa i ka shërbyer regjimit me specialistë dhe armë.

Ndërkohë, gjithashtu të hënën, Agjensia Kulturore e OKB-së, “UNESCO”, shprehu shqetësim të thellë për shkatërrimin nga luftimet të xhamisë Umajad, një pasuri botërore.

Televizioni Sirian raportoi se Al-Assad ka dhënë urdhër për rindërtimin e menjëhershëm të xhamisë, por ka dyshime të forta se si mund të realizohet diçka e tillë në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit urban në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA