Londra merr 14-vjeçaren pakistaneze

15/10/2012 15:40

14-vjeçarja pakistaneze e plagosur me plumb në kokë nga talebanët do të marrë trajtim të specializuar mjekësor në Britanine e Madhe.

Deri tani, vajza ka qënë e shtruar në një spital ushtarak në Ravalpindi. Gjendja e saj vazhdon të jetë kritike dhe mjekët thonë se ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të.

Malala Yousafzai ishte autorja e një rubrike të “BBC”-së, ditar për jeten me talebanët që e kanë akuzuar adoleshentën për “laicizëm”.

Trasferimi i saj në Britani erdhi pas ofertes së Londrës për ta ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.

Qëndra ku ajo u dërgua është e specializuar për fëmijët që kanë marrë plagë të rënda dhe ndihmon jo vetëm rekuperimin e tyre fizik, por edhe atë psikologjik.

Malala eshte shnderruar ne simbol te rezistences kunder perpjekjeve te talebaneve ne Pakistan per t`i lene vajzat pa arsimim.

Nje sere protestash ndaj mbajtur qe prej plagosjes se saj, por zyrtaret qeveritare jane frenuar nga kritikat publike ndaj talebaneve, çka shihet se mungese vullneti per te dale me nje qendrim te hapur kunder ekstremizmit.

Kritiket e qeverise dhe ushtrise ne pakistan thone se episodi i dhunes ndaj 14 vjecares eshte tjeter kujtese e deshtimit te shtetit per te frenuar militantizmin ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA