Dy amerikanë Nobel për ekonominë

15/10/2012 00:00

Dy ekonomistë amerikanë janë fituesit e Çmimit Nobel të Ekonomisë, për punën e tyre në konceptimin e institucioneve të tregut që t’i përshtaten sa më mirë tregjeve të ndryshme.

Akademia Mbretërore e Shkencave e Stokholmit shpalli fitues Alvin Roth, profesor i ekonomisë në Universitetin Harward dhe Lloyd Shapleyn, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

89-vjecari Shapley u vlerësua për punën e tij në zhvillimin e një procesi që i përshtat njerëzit, apo organizatat brenda një tregu, në mënyrë të qëndrueshme dhe që kufizon prirjen e tyre për manipulimin e njëri-tjetrit.

60-vjecari Roth nga ana tjetër, e meritoi cmimin prestigjoz për eksperimentet që tregojnë se si teoria e Lloyd Shapley-t mund të përmirësojë në praktike funksionimin e tregjeve të rëndësishme.

Të dy amerikanët, të cilët punuan të pavarur nga njëri-tjetri, do të ndajnë së bashku çmimin me vlerën e 1,2 milionë dollarëve me motivacionin “Për punë të shquar në fushën e shkencës ekonomike”.

Top Channel