Dezertori koreanoverior, Seuli kërkon ndjesë

15/10/2012 16:05

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Këan-jin, parashtroi një kërkesë zyrtare falje, pasi një ushtar i koreanoverior kaloi ilegalisht kufirin, pa u pikasur nga ushtarët e jugut.

Koreanoveriori, së bashku me armatimet e tij, arriti të kalonte në datën 2 tetor dhe u dorëzua vullnetarisht në postën më të afërt kufitare.

Megjithatë, mediat vendase reaguan me ashpërsi, duke vendosur në pikëpyetje efikasitetin e ruajtjes kufitare, kur një person i armatosur deri në dhëmbë arrin të kalojë pa u zbuluar.

Në një reagim për shtyp, ministri i Mbrojtjes e konsideroi këtë episod si “të izoluar”, ndërsa bëri me dije se 14 oficerë dhe ushtarë kanë marrë masat disiplinore pas këtij incidenti.

”Pranoj se dezertimi i ushtarit koreanoverior krijon një ndienjë pasigurie dhe ndjesinë e mungesës së efikasitetit të sistemit tonë të ruajtjes së kufirit. Për këtë arsye, i kërkoj ndjesë të gjithë atyre personave që ky incident u ka shkaktuar shqetësim”, deklaroi ministri Kim.

Më shumë se 20 mijë koreanoveriorë janë arratisur nga vendi komunist drejt bashkëkomasve të ture jugorë, kryesisht nëpërmjet Kinës dhe Azisë Lindore, në 60 vitet e fundit.

Megjithatë, kalimi i kufirit në zonën e demilirarizuar, ku ushtritë e të dy vendeve janë përballë duke formuar zonën më të armatosur në botë, është unik.

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut u përfshinë në një luftë të përgjakshme në vitet 1950-53, e cila përfundoi me një armëpushim, por jo me paqe, prandaj të dy vendet teknikisht vazhdojnë të jenë në gjendje lufte me njëri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA