BE, sanksione shtesë Sirisë

15/10/2012 00:00

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian pritet të ashpërsojnë
sanskionet ndaj Sirisë, ku dhuna nuk ka të ndalur e kriza humanitare
është përshkallëzuar ndjeshëm. Bisedimet e shefave te diplomacive te
bllokut pritet te dalin me masa me te rrepta edhe kunder Iranit.

Takimi i tyre vjen pas perpjekjeve disa mujore per davaritjen e atij qe diplomatet e shohin si kercenim gjithmone e me te madh ndaj paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme. Lufta e Sirise dhe ambicjet berthamore te Iranit do te mbizoterojne takimin e Luksemburgut ku ministrat pritet te miratojne nje prej paketave me te ashpra te sanksioneve te vendosura deri tani.

Keto me te gjithe gjasat do te perfshijne ndalim udhetimi per 20 pjesetare te regjimit sirian, si dhe dy kompani te medha te vendit. Sanksionet ndaj Iranit mendohet se do ta godasin akoma me shume ekonomine e gjunjezuar te vendit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre po perpiqen me cdo kusht t’i ndalojne prodhimin e nje arme berthamore.

Ne pergatitjet per takimin, mesohet se kryediplomatet mund te kene planifikuar masa kunder eksporteve iraniane te gazit natyror dhe naftes, si dhe sanksione ndaj bankave te republikes islamike. Perfaqesuesja e larte e politikes se jashtme te BE-se, Catherine Ashton u shpreh megjithate se dritarja e mundesive per qe Irani dhe Bashkimi Europian te negociojne me njeri-tjetrin eshte ende e hapur.

Top Channel