Ndalohet përkohësisht ndërtimi i sallës së ballos në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata federale në SHBA i kundërvihet Trump: Nuk ke zbatuar ligjin
Vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakort për një paketë sanksionesh shtesë ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
Ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg ku ranë dakort për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Iranit. 27 kryediplomatët e vendeve anëtare në një deklaratë të përbashkët thanë se masat e reja godasin bankat, tregtinë dhe eksportet iraniane, kryesisht gazin.
Në deklaratë, Ministrat e Jashtëm shprehin shqetësimin e tyre mbi programin bërthamor iranian dhe zotohen të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur këtë cështje.
Irani akuzohet nga Shtetet e Bashkuara dhe perëndimi se po synon prodhimin e një arme bërthamore, por Republika Islamike mbrohet duke thënë se programi i saj bërthamor ka tërësisht synime paqësore.
Në muajt e parë të këtij viti ishin Shtetet e Bashkuara ato që ashpërsuan sanksionet ndaj Iranit, ndërsa OKB ka ende në fuqi sanksione të vendosura që pas refuzimit të bashkëpunimit të Teheranit me agjencinë bërthamore ndërkombëtare, vite më parë.
Analistët ndërkombëtarë thonë se sanksionet e Uashingtonit dhe të OKB-së thanë rezultate domethënëse në ekonominë iraniane, ku inflacioni shkoi në stratosferë dhe monedha vendase, rial prej vitesh vazhdon të humbasë terren ndaj monedhave të huaja.
Tashmë me sanksionet shtesë të Bashkimit Europian, efektet pritet të jenë edhe më shkatërruese për ekonominë e Teheranit, ndërsa ky i fundi ka kthyer sytë nga Kina, që gjithësesi respekton sanksionet e OKB-së që nuk janë aq të ashpra sat ë SHBA-së dhe BE-së.
Një tjetër masë ashpërsuese sanksionesh u ndërmor edhe ndaj Sirisë, për shkak të dhunës atje. Vec embragos së armëve, tani regjimi i Bashar al-Assad do të vuajë edhe kushtëzimin në shkëmbimet ekonomiko-financiare.
Top Channel