Serbia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për furnizimin vjetor me 5 miliardë metër kubik gaz natyror, furnizuar nga gjiganti “Gazprom”.

Sipas të përditshmes serbe “B92”, marrëveshja do të jetë në fuqi deri në vitin 2021, ndërsa kjo sasi gazi do të ndihmojë Beogradin që të përmirësojë sigurinë e tij energjitike.

Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua nga ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak dhe homologia e tij serbe, Zorana Mihajlovic, në selinë e qeverisë serbe në Beograd.

Kryeministri Ivica Daçiç ishte gjithashtu i pranishëm në momentin e hedhjes së firmës.

Qeveria ruse aprovoi eksportet e ardhshme për Serbinë me kushtin që vendi ballkanik të paguajë 40 milionë dollarët e prapambetur për furnizime midis viteve 1995-2001.

Si një vend partner, Serbia do të ketë një çmim preferencial për gazin në dekadën në vazhdim.

Top Channel