Francë, prindër “pa gjini”

14/10/2012 19:00

Në Francë, në të gjithë dokumentet ligjore, përfshirë dhe certifikatat e lindjes, përcaktimet “nënë dhe baba” do të zëvendësohen me prind një dhe prind dy.

Ka propozuar kështu qeveria socialiste e Francois Hollande. Një masë kjo që bën pjesë në një projekt më të gjerë, i cili do të legalizojë martesat mes homoseksualëve dhe do t’u  japë të drejtën cifteve gay që të adoptojnë fëmijë.

Propozimi i qeverisë ka indinjuar kishën dhe një pjesë të francezëve, sipas të cilëve një masë e tillë duhet të konsultohet me popullin. Domeniqye Rey, Peshkopi i rajonit të jugut, Frejus Tolone, është shprehur se për një temë të tillë kaq delikate duhet të zhvillohet referendum.

Ndërsa cardinali Philipe Barbarin, pas takimit me ministrin e Brendshëm të Francës, ka lëshuar alarmin duke thënë se martesat e të njëjtit seks, hapin rrugën e poligamisë dhe incestit.

Ministrja e Drejtësisë, Christiane Taubira, bën me dije se ligji që duhet të mbërrijë në Parlament brenda muajit, shërben për të bërë laike lidhjen  martesore dhe do t’i lejojë ciftet e të njëjtit seks, që të birësojnë.

Sipas ligjit francez aktual, personi që ka lidhje homoseksuale, ose lidhje heteroseksuale të paregjistruar si martesë, mund të adoptojë fëmijë, por me kushtin që të jetë prind beqar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA