Atentat ndaj kreut të shtetit afrikan

14/10/2012 13:45

Presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Abdelaziz, ra pre e një atentatit gjatë mëngjesit të së dielës dhe është në rrezik për jetën.

Abdelaziz u qëllua ndërsa po udhëtonte në kryeqytetin Noukshot dhe pasi u operua në vend, është duke u transportuar drejt Parisit për të marrë një trajtim më të specializuar.

Aktualisht, të dhënat për këtë ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa duket se një patrullë ushtarake mund të ketë hapur zjarr gabimisht mbi autokolonën presidenciale.

Fillimisht, Radio e Mauritanisë lajmëroi se Presidenti Abdelaziz i shpëtoi një atentati.

Një shtet me përmasa të ngjashme me Turqinë, Republika Islamike e Mauritanisë, është shtëpi e tre milionë banorëve, që jetojnë mes kushteve të vështira si rrjedhojë e territorit kryesisht shketinor.

E pozicionuar në Afrikën Perëndimore, Mauritania përfshihet midis shteteve me standartin më të mjeruar të jetesës në botë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta