Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Një mjet i vogël lundrues ku udhëtonin 23 refugjatë kubanezë është mbytur në përpjekje për të arritur ishullin meksikan në afërsi të resortit të njohur turistik të Kankunit.
Dy persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë konsiderohen të humbur, por që dyshohet të kenë vdekur. Të mbijetuarit u thanë mediave meksikane se varka artizanale u mbyt pasi goditi disa shkëmbinj nënujorë rreth ishullit Mujeres ditën e premte.
Refugjatët thanë se ishin drejtuar për në Meksikë me shpresën se më pas do të kalonin tek të afërmit e tyre në Shtet e Bashkuara. Ngjarja ndodhi rreth 150 metra larg ishullit Mujeres, një zonë e njohur kjo për rrymat e fuqishme detare, ka deklaruar marina meksikane.
Dhjetë refugjatë kubanezë arritën të notonin deri në breg. Por ata thanë se të tjerë u rrëmbyen nga rrymat dhe u plagosën rëndë pasi shtyheshin drejt shkëmbinjve nga dallgët e mëdha. Mes tyre nuk kishte asnjë fëmijë.
“Një prej tyre mori plagë në kokë dhe vdiq pak momente më vonë në plazh. Një tjetër, një grua, u dërgua në spital por vdiq gjithashtu nga plagët”, deklaroi oficeri i marinës meksikane Ismael Gonzales.
Të mbijetuarit thanë se synimi i grupit ishte të arrinte bregun meksikan, që shtrihet 220 kilometra në perëndim të Kubës dhe më pas të kalonin kufirin tokësor për në SHBA.
Top Channel