Festivali i Filmit Shqiptar

13/10/2012 20:40

Versioni i restauruar  i filmit “Nëntori i Dytë” do të hapë edicionin e  13-të të Festivalit të Filmit Shqiptar, i cili do të organizohet në Tiranë nga data 3 deri në 9 Nëntor të këtij viti, ka pohuar Drejtori i Festivalit Artan Minarolli.

Shfaqja e këtij filmi në festival ka qenë e rëndësishme për faktin se përkon me vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Kemi tre shfaqje speciale, premiera botërore dhe europiane të filmave gjatë javës së festivalit, ndërsa ditët tjera janë gara normale të 15 filmave artistikë të shkurtër dhe dokumentarë. Premierë do të jetë edhe dokumentari ‘Besa’ një prodhim hebre që ka patur shumë sukses në botë”, thotë drejtori Minarolli.

Pjesë e Festivalit mbarëkombëtar, i cili është quajtur nga organizatorët si një festë e madhe  e filmit shqiptar, do të jenë edhe emra të njohur të artit dhe kinemasë.  Është konfirmuar nga Claudio Gubitosi, themelues i Festivalit të njohur të Giffonit dhe bashkëpunëtor i Festivalit të Filmit Shqiptar, prezenca e aktorit të mirënjohur italian Remo Girone në këtë spektakël.

“I pari që mund të konfirmoj 100 përqind që do të jetë prezent, është një figurë historike e televizionit dhe kinemasë italiane, mjafton ta citoj: emri i tij Remo Girone dhe jam i bindur se të gjithë e dinë se kush është dhe cfarë ka bërë”, deklaroi Gubitosi.

Remo Girone njihet më së shumti nga publiku shqiptar për rolin e Tano Karidit në serialin e njohur ” Oktapodi”, ku ka aktruar përballë Michele Placidos në rolin e komisarit Korrado Katani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA