Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar të enjten kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se i është shmangur qëllimisht një seance për të dhënë llogari mbi shpenzimet e ekzekutivit.
Kërkesa e Vetëvendosjes kishte të bënte me një shkrim të publikuar në gazetën “Prepotr”, që fliste për shpërdorimin e fondeve publike nga qeveria e Kosovës.
“Mirëpo qeveria e Kosovës e injoroi tërësisht Kuvendin dhe debatin duke mos u përfaqësuar në sallë”, thotë lëvizja, që është dhe partia e dytë më e madhe opozitare.
Duke e konsideruar si një çështje të rëndësishme, grupi parlamentar i Vetëvendosjes kërkoi shtyrjen e debatit për në seancën e ditës së hënë, në mënyrë që të jenë kryeministri dhe ministri i Financave.
Kjo kërkesë u përkrah edhe nga grupet e tjera parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, ndërsa u kundërshtua nga partitë e koalicionit.
Top Channel