Liderët ilegalë serbë në veri të Kosovës deklarojnë se zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve mund të sjellë tensione të reja në këtë zonë.

Krerët politikë serbë kanë përsëritur se janë kundër zbatimit të pakteve që kanë rrjedhur nga dialogu Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Brukselit, sidomos për atë që ka të bëjë me kufijtë.

Deputeti i Parlamentit serb, Marko Jakshiç ka akuzuar pushtetin e ri serb se është tërhequr nga premtimi elektoral, se do të rishikojë marrëveshjet e arritura deri tani me Prishtinën.

I cituar nga “REL”, Jakshiç është shprehur skeptik mbi mundësitë për zbatimin e marrëveshjes për kufijtë, e cila sipas tij do të jetë një nyje e vështirë për t’u zgidhur.

“Ajo që unë personalisht di, bazuar në disponimin e qytetarëve këtu dhe bazuar në mënyrën se si mendojnë njerëzit në terren, është se ata do ta kenë të vështirë që ta realizojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Jakshiç.

“Mendoj se ekziston një klimë që është tërësisht kundër zbatimit të kësaj marrëveshjeje në praktikë. Serbët e këtushëm, të kësaj hapësire, paralajmërojnë protesta dhe vajtjen në Beograd”, ka theksuar ai.

Jakshiç ka shtuar më tej se, Zyra serbe për Kosovën ka kërkuar mendimin e përfaqësuesve serbë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë në veri dhe përgjigjia sipas tij ka qenë negative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA