Francë, policia në gjurmët e një rrjeti terrorist

10/10/2012 00:00

Hetuesit francezë deklaruan gjetjen e materialeve të prodhimit të bombave në banesat e të dyshuarve si terroristë të arrestuar përgjatë operacionit të fundjavës.

Policia zbuloi lëndë kimike dhe armë në një garazh në Paris dhe shtoi se pas këtyre provave, masa e sigurisë për 12 të arrestuarit do të shtyhet edhe për 24 orë të tjera për t’i dhënë kohë gjykatës të marrë një vendim pas zhvillimeve të fundit.

Materialet e sekuestruara nga policia përfshinin nitrat porasiumi, sulfur, një pistoletë dhe një armë e tipit shotgun. “Këto janë produkte që përdoren për prodhimin e bombave artizanale”, thuhet në deklaratën e policisë franceze duke vijuar më pas se provat tregojnë se bëhet fjalë për një rrjet terrorist tepër të rrezikshëm.

Gjatë fundjavës që kaloi, policia franceze ndërmori një operacion të gjërë në disa qytete, pasojë e të cilit ishte vrasja e një personi të dyshuar si autor i një sulmi me granatë ndaj një dyqani hebre muajin e kaluar dhe arrestimi i 12 të tjerëve që dyshohen për aktivitet terrorist.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta