Zyrtarët më të lartë të shtetit, qeveritarë dhe opozitarë, klerikë, si dhe shumë qytetarë u bashkuan këtë të hënë në Prishtinë, për t’i vendosur gurëthemelin xhamisë qendrore.

Gjatë ceremonisë, presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova është shtet laik i ndërtuar mbi parimin qytetar, që garanton çdo të drejtë të secilit individ për lirinë fetare.
 
Por, derisa ajo po fliste disa persona fishkëllenin dhe kishin ngritur pamflete me mbishkrimin “Jahjaga shau Kuranin”.
 
Megjithatë reagimi i policisë ishte i shpejtë.

“Dhe, pikërisht ishin faltoret ato që u dhanë bërthamat e para, u organizua shoqëria. Në to, përveç që është adhuruar e madhëruar Zoti, aty ka filluar edhe edukimi, emancipimi, arsimimi dhe qytetërimi i shoqërisë”, ka thënë Naim Terrnava,  Myftiu i Kosovës.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi ka ritheksuar se, derisa e drejta fetare garantohet me kushtetutë duhet luftuar cdo rrymë radikale që ka për qëllim destabilizim.
 
Kryeministri Hashim Thaçi tha se, Kosova edhe pse shtet i ri, është shembull për rajonin dhe tërë botën, për harmonin ndërfetare. Ndërkohë, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa theksoi se, ndërtimi i një monument të tillë fetar, kulturor që simbolizon qëndresë dhe tolerancës tregon shumë.

Vendi ku do të ndërtohej xhamia ishte caktuar nga komuna e Prishtinës, pas një debati që përfshiu komunitetin mysliman në Kosovë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA