Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Rebelët në Siri raportohet se kanë kryer një sulm me bombë gjatë natës ndaj një ndërtese të shërbimeve të inteligjencës në një periferi të kryeqytetit Damask.
Fronti Al Nusra, një grup militant xhihadist, tha se atentatorët vetëvrasës u hodhën në erë jashtë selisë së Inteligjencës së Forcave Ajrore në Harasta.
Ndërsa aktivistët dhe banorët raportuan se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha, të ndjekura nga përleshje me armë të rënda automatike dhe mortaja.
Inteligjenca e Forcave Ajrore konsiderohet si një agjenci elitë e sistemit sirian të shërbimeve sekrete.
Edhe pse më e vogël se Inteligjenca Ushtarake, në të kaluarën ajo ka luajtur një rol kyç në operacionet kundër grupeve islamike të opozitës, si dhe në operacione të fshehta jashtë vendit, duke fituar reputacionin e brutalitetit.
Agjencia drejtohet aktualisht nga gjeneral-major Jamil Hassan, një anëtar i sektit të vogël Alawite i presidentit Bashar al Assad.
Në një deklaratë të lëshuar nga Fronti Al Nusra thuhet se Inteligjenca e Forcave Ajrore u sulmuar për shkak se, “është një nga divizionet më mizore të sigurisë dhe një fortesë e represionit, degëzimet e të cilit i njeh vetëm Zoti”.
Grupi, që ka marrë përsipër përgjegjësinë për një seri sulmesh që prej janarit, saktësoi se një automjet i mbushur me 9 tonelata eksploziv ishte drejtuar deri në selinë e agjencisë në Harasta dhe ishte hedhur në erë.
Top Channel