Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Iraku firmosi një marrëveshje importi armësh prej 4,2 miliardë dollarësh me Rusinë, raportuan mediat ruse gjatë së martës.
Moska, furnizuesja kryesore me armë e regjimit të shkuar të Saddam Hussein, shndërrohet kështu në eksportuesin e dytë më të madh të armëve në vendin problematik të Lindjes së Mesme, pas kontraktorëve amerikanë.
Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve midis dy kryeministrave, në kryeqytetin rus.
Sipas raportimeve, midis armëve të eksportuara përfshihen helikopterë dhe raketa.
Iraku është duke u përpjekur që të ndërtojë një ushtri profesioniste që prej tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane në fund të vitit 2011.
Aktualisht, Bagdadi është duke u përballur me një rritje drastike të sulmeve terroriste në vend, prandaj roli i ushtrisë pritet të ketë një rol kyç për të garantuar sigurinë në vend.
Top Channel