Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Shpresat e republikaneve per fitore jane riperterire nga nje sondazh i
ri kombetar i realizuar mes votuesve te mundshem amerikane nga ‘Peë
Research Center’, qe tregon se debati i pare televiziv mes dy
kandidateve presidenciale solli per Mitt Romney edhe permbysjen e
deshiruar ne anketime, duke e renditur tashme ne krye.
Ish-Guvernatori i Massachusetsit sipas anketimit, kryeson me 49% te preferencave perballe 45% -it qe i faturohet Obames. Nese do te konfirmohet, nje situate e tille do te ishte nje kthese e papritur dhe e shumedeshiruar per Romney-n qe prej kohesh renditej pas presidentit ne sondazhet ne rrafsh kombetar.
Te dhenat jane shqetesuse per Obamen qe vetem nje muaj me pare gezonte nje epersi prej 8 pikesh ndaj rivalit te tij. Anketime te tjera post-debatit pritet te japin rezultatet e tyre, por per cdo rast, nje tendence avantazhi nga ana e Romney-t konfirmohet paraprakisht.
Me besim me te madh ne vetvete pas triumfit ne perballjen televizive, kandidati republikan deklaroi nje dite me pare se po i fitoi zgjedhjet e nentorit, do te jete nje president i forte ne arenen nderkombetare. Romney përdori një fjalim në Institutin Ushtarak të Virxhinias për të akuzuar rivalin e tij demokrat presidentin Barack Obama se ka treguar dobësi në drejtim te politikes se jashtme. Ai u përqëndrua kryesisht në Lindjen e Mesme, ku zoti Romney tha se sulmet ndaj ambasadave amerikane, përfshirë sulmin në të cilin u vra ambasadori amerikan në Libi, nuk ishin të rastësishme, por “një shprehje e një lufte më të madhe” që po zhvillohet në rajon.
Vete Shefi i Shtepise se Bardhe kaloi ne pozita mbrojtese.
“Une dhe guvernatori Romney ndajme pikepamje shume te ndryshme. Ai mendon se perfundimi i luftes se Irakut ishte nje gabim tragjik. Une them se kthimi i trupave tona ne shtepi qe nje vendim i drejte. Cdo amerikan trim qe mban unfirmone ne kete vend duhet ta dije se persa kohe do te jem komandant suprem i Forcave te Armatosura, Amerika do te kete ushtrine me te fuqishme ne bote, dhe kur trupat tona t’i heqin uniformat, atehere do te jete radha jone t’u sherbejme, ashtu siç na sherbyen ata neve”, u shpreh Obama.
Top Channel